Me 310 milionë euro është gjobitur platforma LinkedIn, i njohur si rrjeti social për vende pune dhe biznes, pasi autoritetet e Irlandës e gjobitën me arsyetimin se ka përpunuar të dhëna personale në mënyrë të paligjshme.
“Techcrunch” ka shkruar se kjo platformë vite më parë grumbulloi të dhëna të përdoruesve ilegalisht, duke bërë shkelje të rëndë të të drejtave themelore mbi mbrojtjen e të dhënave. Kjo gjobë bazohet në rregullat e Bashkimit Evropian, duke nisur nga fakti se Irlanda është pjesë e BE-së dhe LinkedIn është me secili në këtë shtet.
Në vendim thuhet se LinkedIn s'i ka njoftuar si duhet përdoruesit për mënyrën e grumbullimit dhe përpunimit të të dhënave personale.
LinkedIn, sipas raportimit, ka dhënë arsyetimin e tij mbi mbledhjen e këtyre të dhënave, por që asnjëra s'u mor parasysh nga autoriteti irlandez.