Tech

Flappy Bird, ende i qasshëm

Flappy Bird

Loja e famshme online, Flappy Bird, ishte bërë virale në internet në 2013-n kur ishte lansuar për herë të parë.

Ajo kishte thyer rekorde të shkarkimit pasi mbi 90 milionë persona e kishin shkarkuar në telefonin e tyre. Por, ndonëse loja ishte larguar gati një vit pas, ajo ende është e qasshme.

Kështu ka shkruar “Engadget” në një artikull, ku thotë se dashamirët e saj mund ta shkarkojnë, por me disa ndryshime.

Ajo mund të merret në pajisje të tjera të mençura dhe të shkarkohet pa pagesë, por ndryshimi i vetëm është se loja do të jetë në ngjyrat bardh dhe zi.

Loja e famshme mund të shkarkohet nga sistemi Itch.io.

Pse Flappy Bird ishte hequr nga përdorimi?

Programuesi i saj, Dong Nguyen, pati thënë se loja ishte krijuar për të luajtur në pak minuta, por jo për të krijuar varësi.

“Unë mendoj se ishte bërë problem. E për të zgjidhur këtë problem, është më mirë ta hiqni Flappy Bird”, ishte shprehur ai, duke thënë se ndihet përgjegjës për varësinë që kjo lojë ua ka krijuar njerëzve.