Tech

Elon Musk sqarohet për ofendimet që ua bëri kompanive

Elon Musk

Shefi i X-it, Elon Musk, është bërë pishman për komentet ofenduese që një vit më parë ua bëri kompanive që u larguan nga reklamimi në këtë rrjet social.

Në festivalin e reklamave të Cannes Lions në Francë, Musk u pyet se çka donte të thoshte me ofendimin “shkoni në djall të mallkuar”.

“Nuk ishte për reklamuesit në tërësi, ishte në lidhje me lirinë e shprehjes. Mendoj se është e rëndësishme të kemi një platformë globale të fjalës së lirë, ku njerëzit nga një gamë më e gjerë e opinionesh mund t'i shprehin pikëpamjet e tyre. Në disa raste, kishte reklamues që këmbëngulnin për censurë. Në fund të ditës, nëse duhet të bëjmë një zgjedhje mes censurës dhe humbjes së parave, ose censurës dhe parave, ose fjalës së lirë dhe humbjes së parave, ne e zgjedhim të dytën”, është shprehur Musk, shkroi CNBC.

Ai ka shtuar platforma e tij do të mbështetë fjalën e lirë. Vitin e kaluar, kompani si Apple, Disney, IBM dhe Sony u tërhoqën nga të reklamuarit në X për shkak të komenteve të diskutueshme nga Musk. Musk ishte akuzuar se këto reklama i kishte vendosur në postime të pazakonta të përdoruesve.

Që nga periudha kur Musk e ka marrë nën drejtim ish-Tëitterin, kjo kompani ka pësuar një varg ndryshimesh.