SpaceX e ka kryer me sukses testin e katër të uljes së raketës Starship, të enjten, duke u konsideruar se arritje e madhe e njerëzimit nga kreu i kompanisë, Elon Musk.
Kjo raketë hapësinore e arriti objektivin duke u ndaluar në sipërfaqe të detit, e në pamjet e publikuara shihet se ajo u copëtua në fund, por ende ishte funksionale.
Watch Starship's fourth flight test https://t.co/SjpjscHoUB
— SpaceX (@SpaceX) June 4, 2024
“Zbarkimi u konfirmua. Urime të gjithë ekipit të SpaceX për testin e katërt të fluturimit së Starship”, ka reaguar kompania amerikane.
Ndërsa, Musk tha se “asgjë s’na bashkon më tepër se puna drejt objektivave frymëzuese”.
“Sot ishte një ditë e madhe për të ardhmen e njerëzimit si një qytetërim hapësinor”, ka shkruar ai në rrjetin social X.
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe NASA, duke e uruar Muskun. Jemi një hap më afër kthimit të njerëzimit në Hënë nëpërmjet Artemisit. pastaj shikojmë përpara drejt Marsit. ka thënë administratori i NASA-s, Bill Nelson.
Synimi i Muskut është të dërgojë raketa kozmike në hapësirë, në mënyrë që ta mundësojë në të ardhmen jetën atje.