Tech

ChatGPT në mbi 50 gjuhë për komunikim me zë

ChatGPT

Nëpërmjet opsionit Advanced Voice, roboti virtual me inteligjencë artificiale, ChatGPT, do t'iu mundësojë përdoruesve të komunikojnë nëpërmjet zërit.

Kjo nënkupton që robotit mund t'i shtrohen pyetje apo kërkesa dhe ai do të përgjigjet me zë, duke e zgjedhur një ose disa gjuhë të caktuara.

OpenAI ka njoftuar së fundmi se kjo synon ta bëjë komunikimin më interaktiv, duke ofruar përvojë të ngjashme me bisedat ballë për ballë. Funksionaliteti i kësaj përfshin edhe personalizimin e robotit.

“Advanced Voice po shpërndahet për të gjithë përdoruesit e ‘Plus’ dhe ‘Team’ në aplikacionin ChatGPT. Ne kemi shtuar udhëzime të personalizuara, memorie, zëra të rinj dhe theks të përmirësuar. Gjithashtu mund të thoni ‘më falni që jam vonuar’ në mbi 50 gjuhë”, ka njoftuar kompania amerikane, e shpërndarë nga shqiptarja Mira Murati, ku aty është drejtoreshë e Teknologjisë.

Ky opsion do të vlejë me abonimin “Plus” dhe “Team”.

Shumica e opsioneve të inteligjencës artificiale të ChatGPT janë pa pagesë.