Gjiganti teknologjik Apple ka rënë dakord të paguajë 95 milionë dollarë si dëmshpërblim për një padi të ngritur për shkak se asistenti i saj zanor Siri regjistroi biseda private.
Marrëveshja u depozitua në gjykatën federale në Oakland, Kaliforni dhe është në pritje të miratimit nga një gjykatës i qarkut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Padia në grup pretendon se Apple “regjistroi shpesh” biseda pasi asistenti zanor u aktivizua pa dashje. Këto biseda u ndanë më vonë me palët e treta, duke përfshirë reklamuesit. Grupi pretendon se atyre iu ofruan atlete Air Jordan dhe madje një lloj trajtimi kirurgjik, diçka që e kishin diskutuar privatisht me mjekët.
Reuters raporton se pagesa prej 95 milionë dollarësh përfaqëson në fakt nëntë orë të fitimit të Appleit. Kompania raportoi fitim prej 93.74 miliardë dollarë në vitin më të fundit fiskal.