Tech

Apple ofron zbritje për iPhone në Kinë

Iphone

Foto: Getty Images

Kompania Apple do të ofrojë zbritje të rralla, deri në 68 dollare, në modelet e saj më të fundit të iPhone në Kinë. 

Zbritaj do të zgjasë për katër ditë, nga 4 deri më 7 janar. 

Kjo zbritje është ofruar në kohën kur gjiganti i teknologjisë po tenton të ruajë tregun, pas rritjes së konkurrencës prej rivalëve të brendshëm, sikurse Huawei.

Reuters raporton se iPhone 16 Pro dhe iPhone 16 Pro Max do të kushtojnë 68 dollarë më pak.