Tech

Apple ia sheh sherrin Kinës, Samsung del në vend të parë

Kompania Apple

Kompania teknologjike Apple ka humbur vendin e parë si prodhues i telefonave, duke u renditur nën Samsungun.

Kjo ndodhi për shkak të rënies së dërgesave të iPhonet, raportoi të hënën Reuters.

Dërgesat e smartfonëve të Applet kanë rënë rreth 10 për qind në tremujorin e parë të këtij viti.

Dërgesat globale të smartfonëve janë rritur për 7.8 për qind në 289.4 milionë njësi gjatë periudhës janar-mars. Samsungu ka 20.8 për qind të tregut, duke zënë vendin e parë të prodhuesit të telefonave.

Rënia e madhe e shitjeve të prodhuesit të iPhone vjen pas performancës së tij të fortë në tremujorin e dhjetorit, kur e kaloi Samsungun si prodhuesi numër 1 i telefonave në botë. Tani është rikthyer në vendin e dytë, me 17.3 për qind të tregut.

Xiaomi, një nga prodhuesit kryesorë të smartfonëve në Kinë, zuri vendin e tretë me një pjesë tregu prej 14.1% gjatë tremujorit të parë.

Rënia e iPhonet ndodhi edhe për shkak të sfidave me të cilat përballet firma amerikane në tregun e saj në Kinë, ku shumë institucione kanë kufizuar përdorimin e pajisjeve Apple për punonjësit.