Kompania teknologjike Apple po humb mw shumw se 1 miliard dollard nw vit nw shwrbimin e saj tw transmetimit, ka raportuar “Information” tw enjten, transmetoi “Reuters”.
Gjigandi i teknologjisë ka shpenzuar më shumë se 5 miliardë dollarë në vit për përmbajtje që nga lansimi i Apple TV+ në 2019, por e reduktoi atë me rreth 500 milionë dollarë vitin e kaluar, thuhet në raport.
Apple TV+, i njohur për shfaqjet origjinale si "Ted Lasso", "The Morning Show", "Shrinking" dhe
"Severance", ka mbetur prapa rivalëve Netflix, Disney+ dhe Prime Video e Amazon.com për sa i përket abonentëve.
Lideri i industrisë, Netflix, ka një numër total abonentësh prej 301.63 milionë, sipas të dhënave të fundit, ndërsa Disney+ 124.6 milionë përdorues të ndjekur nga Warner Bros Discovery me 116.9 milionë.
Prodhuesi i iPhone nuk i zbërthen abonentët për Apple TV+, por vlerësohet të ketë arritur në 40.4 milionë në fund të vitit 2024.