Pas volejbollistëve, edhe volejbollistet e Ferizajt të hënën kanë fituar Kupën e Kosovës. Trofeun e dytë më të çmuar në vend, volejbollistet e Ferizajt e fituan të hënën në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.
Finalen ndaj Skenderajt, Ferizaj e fitoi me rezultat 3:1 në sete.
Edhe ndeshja finalja në konkurrencën e femrave ishte interesante. Por, volejbollistet e Ferizajt ishin më të mira dhe në fund festuan trofeun e Kupës.