Përfaqësuesja e Kosovës në tenis e ka nisur me fitore paraqitjen në "Billie Jean King Cup" që është Botërori i përfaqësueseve të tenisteve.
Të hënën në Vilnius të Lituanisë, Kosova fitoi 2:1 ndaj Gjeorgjisë.
Kosova është në Grupin II, që është niveli mesatar i "Billie Jean King Cup".
Fillimisht Adriana Lekaj humbi 6:3 e 6:1 nga Zoziya Kardava.
Më pas Arlinda Rushiti e mposhti 2:0 në sete Ekaterine Gorgodzen. Setin e fitoi 7:6 e të dytin 6:3.
Kjo fitore rriti besimin te tenistet e Kosovës që fitoren vendimtare e arritën në çifte. Rushiti e Lekaj fituan meçin dramatik me rezultatin 2:1.
Gjeorgjianet e fituan setin e parë 7:6. I dyti i takoi Kosovës, 6:3, njëjtë si seti i tretë, 10:6.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Egjipti fitoi 3:0 ndaj Maltës.