Aryna Sabalenka ka fituar për herë të parë turneun Grand Slam të tenisit “US Open”.
Sabalenka të shtunën mbrëma në finale mposhti tenisten amerikane Jessica Pegula me 2:0 në sete (7:5, 7:5).
Tenistja bjelloruse vitin e kaluar kishte pësuar në finale nga amerikania Coco Gauff.
Për Sabalenkan është Grand Slami i tretë i fituar. Ka triumfuar në dy vitet e fundit në “Australian Open”.
“Ka qenë ëndërr e imja dhe më në fund e mora këtë trofe të bukur”, tha 26-vjeçarja, raporton "BBC".