Rafael Nadal është eliminuar në rrethin e parë të turneut Grand Slam “French Open” nga bartësi numër katër, gjermani Alexander Zverev. Zverev triumfoi 3:0 me sete (6:3, 7:6 dhe 6:3) të hënën.
Për Nadalin mund të jetë paraqitja e fundit në Grand Slamin “French Open”, ku e mban rekordin për tituj të fituar - 14 sosh.
37-vjeçar ka treguar se stinori 2024 mund të jetë i fundit në karrierën e tij. Ishte vetëm humbja e katërt e Nadalit në “French Open”.
Ai ishte mposhtur një herë nga Robin Soderling në vitin 2009 dhe dy herë nga Novak Gjokoviq (2015 dhe 2021).
“Nuk e di nëse kjo do të jetë hera e fundit që do të luajë para jush. Nëse po , e kam shijuar. Adhuruesit ka qenë e mrekullueshme gjatë gjithë javës. Për mua ishte shumë e veçantë të ndieja dashurinë e njerëzve”, ka thënë Nadal.