Tenistet e Kosovës e kanë humbur edhe përballjen e dytë në “Billie Jean King Cup”, që është garë në nivel përfaqësuesesh.
Të martën në Qipro, Kosova humbi 3:0 nga Afrika e Jugut.
Fillimisht Vesa Gjinaj humbi 2:1 në sete nga Donna le Roux. Të tri setet përfunduan 6:3, ndërsa Gjinaj e fitoi të dytin.
Adrijana Lekaj e fitoi 7:5 setin e parë ndaj Jahnie Van Zyl. Por më pass humbi 6:3 e 6:0.
Në çifte, Aja Broqi e Learta Muharremiu pësuan 6:0, 6:1.
Kosova garon në Grupin II të zonës Evropë/Afrikë. Është prej niveleve të pjesës së poshtme të kësaj gare.
Të hënën tenistet e Kosovës humbën 3:0 nga Norvegjia. Në grup përballen edhe me Maqedoninë e Veriut.