Sporte të tjera

Tenis, Kosova mposhtet 3:0 edhe nga Maqedonia e Veriut

tenis

Tenistet e Kosovës e kanë humbur edhe ndeshjen e tretë në “Billie Jean King Cup”, që është garë ekipore në nivel përfaqësuesesh.

Të mërkurën në Larnaca të Qipros, Kosova humbi 3:0 nga Maqedonia e Veriut.

Fillimisht Vesa Gjinaj pësoi 2:1 në sete nga Magdalena Stoilkovska. Vesa e fitoi setin e parë 6:2, por më pas humbi 6:4 e 6:2. Forta Morina pësoi 6:1 e 6:0 nga Lina Gjorcheska. Në çifte, Aja Broqi e Adrijana Lekaj pësuan 6:3, 7:5 nga Jana Bozhinovska e Ana Mitevska.

Kosova humbi 3:0 edhe nga Norvegjia dhe Afrika e Jugut.