Kampioni në fuqi Rahoveci dhe fituesi i Kupës së Kosovës në hendboll, Kastrioti, të enjten do të përballen kundër njëri – tjetrit. Derbi i madh i Superligës luhet të enjten nga ora 19:00 në palestrën “Mizair Isma” në Rahovec, ndërsa i takon javës së 11-të. Në fakt, është ndeshje e shtyrë për shkak të angazhimeve të Rahovecit në Evropë.
“Të dy skuadrat synojnë fitoren, ndërsa pritet përballje e fortë dhe lojë cilësore nga fillimi e deri në fund”, shkruan Federata e Hendbollit e Kosovës të enjten.
Rahoveci kishte fituar ndeshjen e parë ndaj Kastriotit në Ferizaj. Ndeshjen e xhiros së katërt e kishte fituar me rezultat, 39:35. Rahoveci është i pari me 22 pikë, kurse Kastrioti i treti me 18 pikë, sa i ka edhe Besa Famgas në vendin e dytë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar.