Sporte të tjera

Swiatek fiton për herë të tretë rresht në “French Open”

iga swiatek

Iga Swiatek e ka fituar për herë të tretë rresht Grand Slamin e tenisit “French Open”. Polakja ka vazhduar dominimin në “Roland Garros” duke mposhtur bartësen e 12-të, italianen Jasmine Paolini në finale.

Swiatek fitoi me rezultat 6:2, 6:1, të shtunën.

23-vjeçarja, që është e para në ranglistën botërore, ka katër tituj në Paris dhe pesë Grand Slame gjithsej. Kishte fituar në US Open në vitin 2022.

“E dua këtë vend, mezi pres të luaj këtu”, ka thënë Swiatek që fitoi për 68 minuta.