Sllovakia e ka fituar Kampionatin Evropian U20 të Divizionit B në hendboll që të dielën përfundoi në Prishtinë.
Në finale, hendbollistët sllovakë fituan ndaj atyre të Letonisë me rezultat 31:25. Vendin e tretë e zuri Finlanda që me penallti e mposhti Luksemburgun.
Ndërkohë Kosova U20 u rendit e teta prej 12 përfaqësueseve sa ishin gjithsej. Për vend të shtatë, Kosova të dielën u mposht 38:32 nga Lituania.
Kosova në grup fitoi ndaj Bullgarisë, ndërsa më pas ka rreshtuar vetëm humbje. Në grup humbi nga Finlanda.
Në çerekfinale Kosovën U20 e mposhti Luksemburgu, ndërsa për plasman pësoi edhe nga Estonia.