Sporte të tjera

Skitarja kroate fiton në Kranjska Gora, garuesja e Shqipërisë e 13-ta

Zrinka Lutiq

Foto: Agence Zoom

Skitarja kroate, Zrinka Lutiq, ka fituar të dielën në garën e sllallomit në Kranjska Gora të Sllovenisë. Gara ishte pjesë e Kupës së Botës në skijim alpin.

Dy lëshimet, Lutiq i përfundoi me kohë prej 1:39.62 minuta.

Wendy Holdener e Zvicrës ishte e dyta, ndërsa  Ana Swenn Larsson e Suedisë e treta.

U paraqit edhe garuesja që përfaqëson Shqipërinë, Lara Colturi. Ajo u rendit e 13-ta.

Të shtunën Colturi ishte e dyta në sllallom të madh, po në Kranjska Gora.

Kroatja Lutiq për herë të dytë rresht ka fituar në garat e sllallomit në Kupën e Botës.

“Jam pa fjalë. Jam ndier mirë, vetëm kam dashur të jem më e shpejtë në fund dhe ia dola për pak. Ky është vetëm fillimi”, ka thënë Lutiq, që është bërë kroatja e parë që ka fituar në sllallom në Kranjska Gora.