Sporte të tjera

Sinneri mposht Sheltonin, avancon në finale

Jannik Sinner

Tenisti Jannik Sinner do të ballafaqohet me Alexander Zverevin në finalen e turneut Grand Slam “Australian Open”, pasi kampioni në fuqi e eliminoi Ben Sheltonin pa telashe në Melbourne. 

Numri një i renditjes botërore në tenis, italiani Sinner, fitoi 3:0 në sete, 7:6, 6:2 dhe 6:2, ndaj amerikanit Shelton në “Rod Laver Arena”.

Në këtë arenë, Sinner para 12 muajsh e fitoi titullin e parë madhor. 

Sinner është në ecuri pozitive prej 20 fitoreve rresht. Nuk ka humbur që prej 2 tetorit të vitit të kaluar. 

Finalja Sinner – Zverev do të luhet të dielën, ndërsa finalja te tenistet zhvillohet të shtunën. 

Aryna Sabalenka ballafaqohet me Madyson Keys.