Tenisti spanjoll, Carlos Alcaraz, e ka shkatërruar serbin Novak Gjokoviq, në finalen e turneut prestigjioz, “Wimbledon”.
Alcarazi i talentuar, të dielën fitoi 3:0 në sete ndaj Gjokoviqit, 6:2, 6:2 dhe 7:6. Seti i fundit u vendos në “tiebreak”, me Alcarazin që fitoi 7:4.
VIDEO:
An outrageous rally and sliding Alcaraz finish 😮💨
This point had to be today's Play of the Day, presented by @BarclaysUK#Wimbledon pic.twitter.com/5TK6siGB60— Wimbledon (@Wimbledon) July 14, 2024
Ishte trofeu i dytë Grand Slam i fituar spanjolli në “Wimbledon”, ndërsa u bë tenisti më i ri që e fiton këtë turne dy herë rresht. Rekordin më parë e mbante Boris Becker, në vitin 1986. Alcarazi titull ka fituar edhe në “French Open”, pesë javë më parë.
21-vjeçari kishte fituar ndaj Gjokoviqit edhe para 12 muajsh.
Gjokoviqi mbetet pa e barazuar rekordin e Roger Federerit që ka tetë tituj të “Wimbledonit”.
VIDEO:
A familiar feeling 🤩
Carlos Alcaraz lifts the #Wimbledon Gentlemen’s Singles Trophy for the second time 👏 pic.twitter.com/O73owrPkk6— Wimbledon (@Wimbledon) July 14, 2024