Sporte të tjera

Së paku 30 % të buxhetit, federatat duhet ta shpenzojnë për vajza dhe gra

Sport

Së paku 30 për qind të buxhetit, Federatat sportive të Kosovës duhet ta shpenzojnë për aktivitetet sportive për vajza dhe gra.

Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit pas nënshkrimit të Memorandumeve me federatat sportive  të kategorizuara. Vetëm federata e basketbollit, hendbollit, karatesë, notit, pingpongut dhe triatlonit kanë përmbushur obligimin siç e përcaktojnë dispozitat e reja ligjore të Ligjit për sport.

Gjashtë prej 38 federatave të kategorizuara të hënën kanë nënshkruar memorandum me MKRS-në. Federatat që nuk i janë përmbajtur qarkores së MKRS-së të datës 3 shtator të vitit të kaluar, do të duhet të harmonizojnë aktet e tyre normative me Ligjin për sport. Në të kundërtën, do t’u mohohet financimi nga buxheti i shtetit.

“Buxheti vjetor i federatave është përcaktuar përmes shumëzimit të pikës nga vlerësimi në kategorizim dhe vlerës së pikës të përcaktuar nga ministri”, shkruan në njoftimin e MKRS-së.