Federata e Hendbollit e Malit të Zi ka reaguar të hënën pasdite për incidentet në ndeshjen e kampionatit të këtij vendi mes Beranes dhe Lovqenit. Ndeshja u zhvillua të dielën dhe u përcoll me incidente të shumta.
Ndër të tjerët tifozët e Beranes, vend me shumë serbë, kanë thirrur “Kosova, Serbia”. Kishte edhe thirrje tjera fyese e po ashtu hedhje në drejtim të lojtarëve e tentim të tifozëve për përleshje me ta.
“Federata dënon fuqishëm thirrjet e papranueshme dhe shoviniste si dhe porositë në tribuna drejtuar ekipit mysafir, e që absolutisht janë të papranueshme jo vetëm në sport por edhe në shoqëri në përgjithësi”, shkruan në komunikatën e federatës së Malit të Zi.
Sipas saj, përshtypjen e përgjithshme e prishën sjelljet e tifozëve. Federata ka paralajmëruar masa ndaj përgjegjësve.