Sporte të tjera

Ramadani fiton dy të bronzta në Evropianin e peshëngritjes

Kristi Ramadani

Peshëngritësi i Shqipërisë, Kristi Ramadani, ka fituar medalje të bronztë në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Moldavi.

Ramadani fitoi dy medaljet e bronzta në kategorinë deri 81 kilogramë.

“Më herët një garë shumë të mirë bëri edhe Erkand Qerimaj në kategorinë 81 kilogramë, në Grupin B, duke regjistruar 150 kilogramë në shkëputje dhe 183 kilogramë në shtytje”, shkruan Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar të enjten.

Ramadani vjet kishte fituar dy medalje të argjendta. Në Evropianin e mbajtur në Sofje të Bullgarisë në vitin 2024, Erkand Qerimaj kishte fituar një medalje të argjendtë.