Sporte të tjera

Rahoveci triumfon në Superkupën “Izet Gjinovci”

KH Rahoveci

Kampioni në fuqi i Kosovës, Rahoveci, është fitues i Superkupës “Izet Gjinovci” te hendbollistët. 
Hendbollistët e Rahovecit të shtunën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma”, fituan ndaj Kastriotit të Ferizajt me rezultatin 38:34. 

Pjesën e parë, Rahoveci e fitoi me rezultatin 22:18, por pjesa e dytë ishte dramatike. 

Kastrioti madje në një periudhë të lojës krijoi epërsi prej tri golave, 28:25. 

Megjithatë, Rahoveci shfaqi më shumë dhe nuk lejoi befasi, për ta fituar trofeun e dytë të këtij viti, dhe të parin në Superkupën e Kosovës.

Edicioni i sivjetmë i Superkupës është quajtur “Izet Gjinovci”, për ta nderuar ish-sekrektarin e përgjithshëm të Federatës së Hendbollit të Kosovës. 

Tani vëmendja do të bartet te nisja e edicionit të ri të Superligës së Kosovës në hendboll, ku pritet garë shumë e fortë.