Nën masa të rrepta sigurie ka nisur ballafaqimi i klubit të hendbollit Rahoveci me Minaur Baia Maren nga Rumania në kuadër të raundit të tretë të Kupës Evropiane.
Në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec janë afro 2000 shikues. Në fillim janë shpalosur flamuj shqiptarë.
Përballja është përcjellë me interes të lartë, sidomos pas tensioneve në ndeshjen e futbollit javën e shkuar në mes të Rumanisë dhe Kosovës në Ligën e Kombeve.
Ndeshja Rahoveci – Minau Baia Mare është e para e këtij raundi garash. Kupa Evropiane është niveli i tretë i garave kontinentale.
Minaur Baia Mare llogaritet favorit i madh, bazuar në të kaluarën në gara evropiane dhe cilësinë e ligës e të skuadrës. Por te kampioni i Kosovës premtojnë angazhim maksimal në kërkim të suksesit që do të ishte historik. Ndeshja e kthimit është një javë më pas në Baia Mare të Rumanisë.