Dy herë kampionia e Kosovës në futsall dhe tri herë fituesja e Kupës së Kosovës, Prishtina 01, është mposhtur thellë në ndeshjen e fundit të raundit kryesor në Ligën e Kampionëve.
Prishtina 01 të shtunën në mbrëmje humbi 5:0 nga Braga në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë dhe është eliminuar nga gara elitare për klube të futbollit në sallë.
Alexandre Cunha me dy gola, Tiago Sousa, Italo Rosseti dhe Carneiro Gomes i shënuan golat e fitores për portugezët. Në ndeshjen e parë, Prishtina 01 humbi nga Olmissumi 6:2, ndërsa në duelin e dytë barazoi 5:5 me Plzenin. Braga në vendin e parë me shtatë pikë, Olmissumi me pesë pikë në vendin e dytë dhe Plzeni në vendin e tretë me dy pikë avancojnë në “Elite Round”.
Prishtina 01 eliminohet, pasi përfundoi në vendin e fundit me një pikë.