Sporte të tjera

Premtohet pishinë gjysmëolimpike në Podujevë

Pishina olimpike

Pishina olimpike

Katër milionë euro do t’i kushtojë shtetit ndërtimi i pishinës gjysmëolimpike në Podujevë. Për ndërtimin e saj të martën është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Komunës së Podujevës.

“MKRS-ja merr përsipër sigurimin e mjeteve financiare prej 3 milionë e 500 mijë euro nga vlera e parashikuar e kontratës prej 4 milionë euro. Ndërsa Komuna e Podujevës merr përsipër sigurimin e mjeteve financiare prej 500 mijë euro, sigurimin e projektit, sigurimin e të gjitha lejeve të zbatueshme për zbatimin e projektit, sigurimin e dokumentacionit të nevojshëm ligjor, financiar dhe teknik, si dhe vëzhgimin e zbatimit të kontratës në baza të rregullta periodike”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Bazuar në njoftimin e MKRS-së, pishina gjysmëolimpike parashihet të nisë këtë vit dhe të përfundojë në vitin 2026.