Numri dy në ranglistën e tenisteve dhe pesë herë fituesja e turneve Grand-Slam, Iga Swiatek, e ka pranuar suspendimin prej një muaji, pasi ka dalë pozitive në testet e dopingut.
23-vjeçarja që është fituese në fuqi e turneut Grand-Slam, “French Open”, ka dalë pozitive me një substancë të ndaluar, të njohur si trimetazidine.
Tenistja polake është e suspenduar prej 12 shtatorit, ndërsa nuk ka marrë pjesë në turnetë “Korea Open”, “China Open” dhe “Wuhan Open”.
Edhe te tenistët pati suspendime në këtë vit.
Tenisti numër një në botë, Jannik Sinner, kishte dalë pozitiv në doping në muajin mars.