Sporte të tjera

Pas ikjes nga talebanët, Khudadadi do të garojë për refugjatët në Paris

Zakia Khudadi

Paris, 28 gusht (insidethegames) – Rrëfimi i Zakia Khudadadit është i denjë për film. Pasi u burgos në vendin e saj nga talebanët, ajo arriti të largohej nga Afganistani me një nga fluturimet e fundit nga Kabuli. 

Pak ditë pasi shkoi në mërgim dhe me plagët psikologjike që solli largimi apo garoi në Lojërat Paralimpike, që në vitin 2021 u mbajtën në Tokio.

“Unë mendoj se të gjithë tani e dinë historinë time dhe sfidat me të cilat u përballa”, thotë Khudadadi.

Ajo flet me modesti për të kaluarën.

“E dija që pas videos do të ishte e mundur që askush të mos vinte për të më mbështetur dhe se mund të ishte kërcënuese për jetën. Por e pranova këtë rrezik. Doja të isha vajza e parë në Lojërat Paralimpike”, thotë ajo për realizimin e synimit për të garuar në Tokio në vitin 2021.

Zakia Khudadadi u bë gruaja e parë afgane që garoi në Lojëra që nga viti 2004. Si në filmat e Hollywoodit, rrëfimi i saj nuk përfundon aty. Pasuan skena të shumta.

Sportistja, tani 25-vjeçare, nuk mund të kthehej në shtëpinë dhe vendin e saj. Dhe as që mund të shpresonte ta përfaqësonë serish Afganistanin.

Afganistani nuk e ka asnjë sportiste në Lojërat Paralimpike në Paris. Por ka sportiste pjesëmarrëse që janë të lindura në Afganistan, si Khudadadi. Ato do të garojnë për ekipin e refugjatëve, në pamundësi për të prezantuar vendin e tyre.

Në  taekwondo është një garues i Afganistanit.

Situata në Afganistan po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar. Sipas OKB-së, ka kufizime për gratë që punojnë dhe udhëtojnë. Kujdes shëndetësor ka vetëm gjysma e popullatës. Sportistet duhet të ushtrojnë fshehtas, nëse mund të ushtrojnë. 

Khudadai, e cila ka disa vjet që jeton në Francë, do të garojë në kategorinë deri 47 kilogramë në ekipin e refugjatëve. Në vitin 2023 ajo pushtoi Evropën duke fituar medaljen e parë të artë në parataekwondo në Kampionat Evropian.

Roterdami ishte vendi ku Khudadadi e realizoi ëndrrën. Në finalen dramatike të Evropianit e mposhti turken Nurcihan Ekinci. 

Jeta e Khudadadit është seri e sfidave të vazhdueshme. Ajo ka vetëm nëjrin krah funksional, u detyrua të largohej nga shtëpia e saj dhe tani është refugjate në Perëndim, ku shoqëria është shumë e zhvilluar dhe pranon të gjitha llojet e besimeve fetare, por ku jeta e përditshme nuk është shumë në frymën muslimane.

Ajo nuk është e vetmja refugjate që paraqitet në Lojërat Paralimpike në Paris. Janë 120 milionë refugjatë në botë aktualisht, sipas UNHCR-së. Gjithsej tetë parasportistë refugjatë dhe dy përcjellës do të jenë në Lojërat e Parisit. Ata do të garojnë në atletikë, peshëngritje, pingpong, taekwondo, triatlon dhe skermë.