Zvicerani Marco Odermatt e ka fituar medaljen e artë në garën Super-G në Kampionatin Botëror në skijim.
Zvicerani Odermatt e mposhti në Saalbach-Hinterglemm të Austrisë, medalistin e argjendtë, Raphael Haaser, për një sekondë.
Skitari austriak ia siguroi medaljen e dytë shtetit të tij, një ditë pasi skitarja Stephanie Venier e fitoi garën e disiplinës Super-G.
Me medalje të bronztë u stolis norvegjezi Adrian Smiseth Sejersted, që e përfundoi garën me 1.15 sekonda më ngadalë se Odermatti.
Është medalja e parë në Super-G në një ngjarje madhore për Odermattin, tri herë kampionin botëror, që është edhe kampion olimpik në disiplinën e sllallomit të madh.
Ai e fitoi edhe titullin në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës dy vjet më parë.