Sporte të tjera

Nadali në finalen e parë që prej vitit 2022

Rafael Nadal

Rafael Nadal e ka siguruar finalen në turneun “Swedish Open”, pas fitores ndaj Duje Ajdukoviqit në tri sete në Bastad. 

Do të jetë finalja e parë e Nadalit që prej vitit 2022 në “French Open”. 

Kroatin Ajdukoviq, spanjolli Nadal e mposhti me rezultatin 2:1 në sete, 3:6, 6:4 dhe 6:4. 
Meçi zgjati dy orë e 12-të minuta. 

Të dielën, 38-vjeçari Nadal do të luajë me bartësin e shtatë të turneut, portugezin Nuno Borges, i cili fitoi ndaj Thiago Agustin Tirante të Argjentinës, 6:4 dhe 6:3, në gjysmëfinalen tjetër. 

Për Nadalin do të jetë finalja e 131-të në total, dhe e 72-ta në fushën me rërë.