Sporte të tjera

Monaco, nikoqir i garave në Formula 1 deri në vitin 2031

Monaco

Monaco do të vazhdojë të jetë nikoqir i garave në Formula 1 të paktën deri në vitin 2031, pasi është arritur marrëveshja e re gjashtëvjeçare. 

Gara Grand Prix në Monaco vlerësohet si njëra prej garave më prestigjioze, ndërsa është nikoqir prej vitit 1955. 

Si pjesë e marrëveshjes së re, gara do të organizohet në qershor, prej vitit 2026. 

Ndërkohë, data tradicionale e garës Grand Prix të Monacos ishte në fundin e muajit maj. 

Në vitin 2024, fitues në Monaco ishte Charles Leclerc i Ferrarit.