Lara Gut-Behrami ka shënuar një tjetër sukses historik në skijim alpin. Në garën e fundit të stinorit 2024/2025 të Kupës së Botës të skijimit alpin Gut-Behrami ngadhënjeu.
Ajo triumfoi në garën e sllallomit të madh të mbajtur në Sun Valley të Utahs të martën.
Për të është hera e 100-të që ka përfunduar në podium në një garë të Kupës së Botës. Vetëm pesë skitare para saj kanë arritur këtë sukses.
Gut-Behrami dy ditë më parë përfundoi e para në edicionin 2024/2025 të Kupës së Botës në disiplinën e Super G. Ishte hera e gjashtë që fitoi këtë titull, që është rekord.
Gut-Behrami është bashkëshortja e ish-futbollistit Valon Behrami.