Sporte të tjera

Kroatja Lutiq fiton garën e sllallomit në Francë

Zrinka Lutiq

Foto: Agence Zoom

Skitarja kroate, Zrinka Lutiq, e ka fituar garën e Kupës së Botës në disiplinën e sllallomit në Courchevel të Francës.

Të enjten mbrëma, Lutiq fitoi me kohë prej 1:45.06 minuta.

Pas saj u renditën Sara Hector e Suedisë dhe Lena Duerr e Gjermanisë.

Skitarja e Shqipërisë, Lara Colturi kishte tjetër rezultat të mirë. U rendit e gjashta.

Kroatja 21-vjeçare e ka fituar garën e tretë të këtij stinori në Kupën e Botës. Fitoi edhe në Semmering të Austrisë dhe Krasnjska Gora të Sllovenisë.