Sporte të tjera

Kosova U18 pëson humbje të thellë nga Turqia

Kosova U18

Hendbollistët e rinj të Kosovës e kanë zhvilluar të martën ndeshjen e tretë në kuadër të Kampionatit Mesdhetar që po mbahet në Ankara të Turqisë.

Kosova U18 u mposht thellë, 25:12 nga Turqia U18.

Periudha e parë prej 15 minutash ishte shumë e dobët për Kosovën U18, që humbi 10:1. Periudha e dytë përfundoi 10:4 për Turqinë, ndërsa të tretën e fitoi Kosova, 7:5.

Të hënën, Kosova U18 kishte fituar ndaj Malit të  Zi dhe ndaj Irakut.

Të mërkurën i ka dy ndeshje tjera shumë të vështira, me Rumaninë dhe me Kroacinë.