Sporte të tjera

Kosova U18 fiton edhe ndaj Irakut

Kosova U18 hendboll

Hendbollistët e Kosovës U18 e kanë fituar edhe ndeshjen e dytë në Kampionatin Mesdhetar që po mbahet në Ankara të Turqisë.

Të hënën mbrëma, hendbollistët e rinj të Kosovës fituan ndaj Irakut me rezultat të lartë, 24:16. Dy prej tri periudhave, Kosova i fitoi me rezultatin 9:5. Në periudhën e tretë rezultati ishte 6:6. 

Më herët të  hënën, Kosova U18 shënoi fitore të madhe ndaj Malit të Zi.

Të martën “dardanët” e rinj luajnë me Turqinë.