Sporte të tjera

Kipyegoni përmirëson rekordin Botëror në 1500m vrapim

vrapim

Atletja nga Kenia, Faith Kipyegon, e ka përmirësuar rekordin Botëror në 1500 metra vrapim në “Diamond League” në Paris të dielën.

Kipyegon arriti në finish me kohën 3:49.04, në një paraqitje mbresëlënëse.

Ajo e theu rekordin për 0.07 sekonda të vendosur në Firence në qershor të vitit 2023.

30-vjeçarja Kipyegon do të rikthehet në Paris për Lojërat Olimpike Verore si njëra prej favoriteve kryesore për të triumfuar.

Ajo është kampione e dyfishtë Olimpike në 1500 metra vrapim, ndërsa ka edhe tre tituj të botës.

Vitin e kaluar në Budapest, ajo triumfoi në 5 mijë metra dhe 1500 metra vrapim.

“Ndihem shumë e lumtur pasi e theva rekordin Botëror. Jam në rrugën e duhur për Lojërat Olimpike”, ka thënë Kipyegon.