Madison Keys e shmangu disfatën krejt në fund dhe më pas e befasoi numrin dy në renditjen e tenisteve më të mira në botë, Iga Swiatek.
Keys avancoi në finale të turneut Grand Slam “Australian Open”, dhe do të përballet me fituesen në fuqi të turneut, Aryna Sabalenka.
Keys fitoi 2:1 në sete, 5:7, 6:1 dhe 7:6 përballë pesë herë fitueses së Grand Slameve, Swiatek, ndërsa në finale të një turneu madhor arriti për herën e dytë.
Bjellorusja Sabalenka e ka mundësinë që të bëhet tenistja e parë në 26 vjet, që e fiton turneun “Australian Open”, tri herë rresht.
Ajo triumfoi ndaj shoqes së ngushtë, Paula Badosa, 6:4 dhe 6:2.
Martina Hingis e kishte fituar këtë garë prej vitit 1997 deri në vitin 1999.
Pavarësisht rezultatit në finale, eliminimi i polakes Swiatek ka bërë që Sabalenka ta marrë kryesimin në renditje ne tenisteve.