Volejboll

Kajtazi fiton titullin e kampionit në Zvicër në edicionin e parë si trajner

Adriatik Kajtazi

Adriatik Kajtazi ka fituar titullin e kampionit në volejboll në Zvicër në edicionin e parë si trajner i Schonenwerdit.

Skuadra e tij fitoi titullin e kampionit duke triumfuar në serinë dramatike të finaleve, 3:2. Ndeshja e pestë u mbyll 3:1 në sete. 

37-vjeçari u prezantua si trajner i kampionit zviceran në verën e shkuar. Një edicion më herët ishte ndihmës.

Adriatiku është nga Prishtina, ndërsa babai i tij, Xhavit Kajtazi, është prej trajnerëve më të suksesshëm në vend.