Atleti norvegjez Jakob Ingebrigtsen ka thyer rekordin botëror në 3000 metra vrapim, rekord që kishte qëndruar nga viti 1996.
Ingebrigtsen të dielën në mitingun e Diamond Leagues në Silesia vrapoi 7:17.55 minuta, duke e thyer rekordin e keniasit Daniel Komen (7:20:67) që e kishte vendosur në Rieti të Italisë në vitin 1996.
Ingebrigtsen njëkohësisht ka përmirësuar për afro gjashtë sekonda rekordin e tij personal në 3000 metra vrapim.