Atleti nga Norvegjia, Jakob Ingebrigtsen, e ka fituar titullin e parë botëror në vrapim 1500 metra duke vazhduar me suksese kulmore.
Në Kampionatin Botëror në palestër që po mbahet në Kinë, norvegjezi Ingebrigtsen triumfoi edhe të shtunën në garën 3 mijë metra vrapim.
Ingebrigtsen të dielën fitoi me kohë prej 3 minuta, 38 sekonda e 79 të qindtat.
Ndërkohë finalja e atleteve në 1500 metra vrapim u dominua nga garuesja nga Etiopia, Gudaf Tsegay.
Për Tsegayn ishte titulli i dytë botëror në palestër.
Ajo fitoi me kohën 3:54.86 minuta.