Sporte të tjera

Humbje e thellë e volejbollisteve nga Sllovakia

Volejboll: Kosova - Sllovakia

Volejbollistet e Kosovës U20 e kanë luajtur të premten pasdite ndeshjen e parë në raundin e dytë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të këtij viti. Në Pezinok të Sllovakisë, volejbollistet e reja të Kosovës u mposhtën 3:0 në sete nga të rejat e Sllovakisë. 

Në setin e parë dhe të dytë, Kosova U20 i fitoi nga 15 pikë. Pra dy setet e para përfunduan 25:15 në të mirë të Sllovakisë U20.

Seti i tretë ishte edhe më i zbehtë për Kosovën. Përfundoi 25:12 për përfaqësuesen vendase.

Të shtunën prej orës 19:30, Kosova U20 luan ndaj Spanjës. Ndërsa të dielën prej orës 16:30 takohet me Greqinë. Të gjitha ndeshjet zhvillohen në Pezinok të Sllovakisë.

Në raundin e parë të kualifikimeve, në janar, Kosova U20 kishte pësuar nga Rumania dhe Turqia në fazën e grupeve. Të dy përballjet i kishte humbur 3:0 në sete. Me rezultatin 3:1 kishte humbur nga Mali i Zi në ndeshjen për vend të pestë. Ndonëse kishte mbetur e fundit, Kosova U20 u përfshi edhe në raundin e dytë të kualifikimeve, ku tashmë e ka një humbje bindëse.