Sporte të tjera

Hendbollistët U18 të Kosovës sigurojnë finalen

Hendboll

Hendbollistët e grupmoshës U18 të Kosovës janë kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian U18 (B). 

Të shtunën mbrëma në Prishtinë, Kosova U18 në gjysmëfinale fitoi përballë Luksemburgut me 13 gola dallim, 33:20. 

Kosova U18 të dielën në finale përballet me Gjeorgjinë.