Rahoveci e ka fituar derbin e xhiros së parë të Superligës së Kosovës në hendboll.
Të hënën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Rahoveci e mposhti Besën me rezultat 34:31.
Pjesa e parë ishte e barabartë, ndërsa dallimi u bë në mesin e pjesës së dytë, kur vendasit kishin telashe me përjashtime. Këtë e shfrytëzuan “vreshtarët” që krijuan epërsi të cilën më pas e mbajtën pa telashe deri në fund.
Rahoveci është kampion në fuqi i Kosovës në hendboll. Në finale të plejofit e kishte mposhtur pikërisht Besën, duke i dhënë fund dominimit shumë të gjatë të ekipit pejan.
Jon Muqolli udhëhoqi Rahovecin me shtatë gola.
Te Besa nga tetë gola i shënuan Olsi Mulaj e Agon Bajqinovci.