Sporte të tjera

Hendboll, Besa Famgas kalon pa telashe në finale

Besa Famgas

Fituesja e 14 trofeve në Kupën e Kosovës, Besa Famgas, ka kaluar pa telashe në finale të kësaj gare.

Skuadra më e suksesshme e garës për Kupë fitoi të shtunën gjatë ditës në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj ndaj Vushtrrisë me rezultatin 42:24.

Pejanët nuk e diskutuan për asnjë moment fitoren dhe avancuan tutje.

Jon Vokshi i pati 15 gola të shënuara tek ekipi pejan. Me shtatë gola në fitore kontribuoi Olsi Mulaj, teksa Amar Muqolli i shtoi gjashtë gola të tjerë.

Vushtrria, që ishte në kërkim të parë të trofeut të Kupës, nuk e pati forcën për t’i bërë ballë sulmeve të Besa Famgasit.

Më i dalluari te skuadra vushtrriase ishte Egzon Ademi me 12 gola.

Besa Famgas në finale do të përballet me fituesin mes Kastriotit dhe Rahovecit. Ky ballafaqim luhet sonte nga ora 20:00.