Sporte të tjera

Gjokoviqi u godit pa qëllim

Novak Gjokoviq

(E përditësuar 22:00) - Organizatorët kanë bërë të ditur se shishja që goditi Gjokoviqin ra pa qëllim nga nj një çantë shpine.

“Një i ri u përkul për t’i dhënë Gjokoviqit një fletore për të nënshkruar dhe një shishe uji prej alumini ra nga çanta e shpinës dhe e goditi në kokë tenistin”, thuhet në njoftim.

Lëndimet nuk janë aq të rënda, siç i portretizoi Gjokoviqi me rënien në tokë.


Tenisti Novak Gjokoviq është goditur në kokë me një lloj shishe teksa po jepte autografe për tifozët në turneun Masters në Romë të premten mbrëma.

Pas goditjes, Gjokoviqi ra në tokë.

Ai qëndroi për disa minuta i shtrirë, teksa i erdhën në ndihmë organizatorët e turneut. Raportohet se ka pësuar çarje. 

Tenisti serb mposhti francezin Corentin Mouteti në rundin e dytë.

VIDEO: