Kombëtarja e Shqipërisë në futsall të shtunën mbrëma ka pësuar disfatë nga Danimarka me rezultatin, 5:3.
Ndeshja ishte e vlefshme për kualifikimet e “Euro 2026”, që organizohet në Letoni e Lituani. Ajo u zhvillua në Rahovec.
“Kuqezinjtë” me këtë humbje e kanë mbyllur grupin në pozitën e fundit me vetëm tri pikë.
Tri pikë më shumë i ka Danimarka dhe renditet një pozitë më lartë.
Kazakistani e zë vendin e dytë me dhjetë pikë kurse Armenia i prin grupit me 16 pikë.
Vendet e para të dhjetë grupeve e kalojnë fazën “Main Round”, ndërsa tetë vendet e dyta luajnë në plejof.