Sporte të tjera

Futsall, Kosova mëson kundërshtarët e kualifikimeve për “Euro 2026”

Futsall

Përfaqësuesja e Kosovës në futbollin e sallës do të ketë kundërshtarë të vështirë për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2026.

Në shortin e tërhequr të enjten në Nyon të Zvicrës, Kosova është vendosur në Grupin 10, në të cilën janë edhe Franca, Gjeorgjia dhe Bullgaria.

Këto ndeshje do të luhen me sistem vajtje-ardhje, ndërsa do të zhvillohen nga data 9 dhjetor deri më 16 prill të vitit të ardhshëm.

Vendet e para nga 10-të grupet avancojnë në finalet e “Euro 2026”, ndërsa tetë skuadrat më të mira të vendeve të dyta do të tentojnë kalimin tutje nëpërmjet plejofit.

Ndeshjet e plejofit luhen prej 15 deri më 24 shtator të vitit 2025.

Organizatore e Evropianit të vitit 2026 në futsall do të jenë Letonia dhe Lituania.

Evropiani nis më 18 janar, ndërsa përfundon më 8 shkurt.

Kosova në futsall udhëhiqet nga selektori Agon Ramadani, dhe rezultatet kanë qenë pozitive.

Kosova për herën e parë që nga anëtarësimi në UEFA, do t’i fillojë kualifikimet nga “Main Round”.

Në Grupin 6, Shqipëria do të ballafaqohet me Kazakistanin, Armeninë dhe Danimarkën.