Max Verstappen i skuderisë së Red Bullit e ka fituar garën e vështirë dhe shumë strategjike të dielën në Grand Prix të zhvilluar në Spanjë.
Verstappen garoi fort bashkë me Lando Norrisin e McLarenit, por në fund doli më i suksesshëm se ai.
Ishte fitorja e shtatë e Verstappenit nga 10-të garat e mbajtura në këtë vit.
Për Leëis Hamiltonin, që përfundoi në vendin e tretë me skuderinë e Mercedesit, ishte podiumi i parë në këtë sezon.
Hamiltoni e përfundoi garën para George Russell të Mercedesit, kurse Charles Leclerc i Ferrarit, përfundoi i pesti.
Me triumfin e radhës, që ishte i treti nga pesë garat e fundit, Verstappen është forcuar edhe më shumë në pozitën e parë në garën për titull.
Verstappen ka 219 pikë, kurse Norris, i cili ia zuri vendin e dytë Leclercut, ka 150 pikë. Leclerc i treti ka 148 pikë.
Deri në fund të sezonit në Formula 1 kanë mbetur edhe 14-të gara për t’u zhvilluar.